Ceremonia e të 40-ave të Kacifasit, kthehen mbrapsht 300 shtetas grekë

Ceremonia e të 40-ave të Kacifasit, kthehen mbrapsht 300 shtetas grekë

152
0
Shares

Persona të shumtë nga Greqi kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri për ceremoninë e 40-ave të Kacifasit.

Policia kufitare ka kthyer shtetasit grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar. Forca policie qëndrojnë përgjatë gjithë rrugës Gjirokastër-Kakavijë duke ushtruar kontrolle të rrepta.

Ndërkohë që ka pasur persona të tjerë që janë konsideruar të rrezikshëm nga policia e Kakavijës që janë marrë për verifikim nga Kakavija në Komisariat për të kontrolluar dokumentet.

Janë parashikuar të mbahen dy tubime  sot në rrethin e Gjirokastrës. I pari në Bularat për nder të Konstandinos Kacifas, i cili bën ceremoninë e 40-ave dhe i dyti në qytetin e Gjirokastrës.Fillimisht në Bularat do të ketë një meshë për Kacifas sipas traditës ortodokse dhe më pas nderime tek varrezat.

Policia e Gjirokastrës është vënë në gatishmëri, ndërsa ka lejuar tubimin vetëm në “sheshin e Çerçizit” prej orës 11:00 deri në orën 13:00.

Kacifas u vra më 28 Tetor në Bularat, pasi hapi zjarr mbi forcat RENEA duke rrezikuar jetën e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY