Kënga Magjike edicioni i 20 përfundoi me dy netët gjysmë finale, ndërsa mbrëmjen e nesërme do të jetë nata finale dhe ndarja e çmimeve.
Risia e këtij spektakli të këngës, ishte balerina e suksesshme shqiptare në Itali, Klaudia Pepa, e cila u diskutua shumë pas ndarjes së bujshme nga koreografi i njohur Albi Nako.
Klaudia ka një rol kryesor në spektakël, pasi është bashkëmoderuese në krahë të Ardit Gjebreas dhe Bora Zemanit. Nuk ka sesi Klaudia të mos jetë përplasur apo të ketë hasur në korridore dhe ish-bashkëshortin e saj. Albi drejton trupin e baletit të TV Klan, gjë e cila i jep atij mundësinë të jetë prezent në çdo shfaqje.
Dilemës sesi ka reaguar dyshja kur kanë parë njëri tjetrin, e ka shuar vetë Klaudia.
Në një prononcim për emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës i cili këtë javë i dedikohet krejtësisht spektaklit të “KM” Klaudia pa asnjë kompleks u përgjigj kështu: “Para ca ditësh ishte me grupin e baletit… me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova.”
Kujtojmë se Klaudia Pepa dhe Alba Hoxha ishin mikesha të ngushta. Thuhet se ishte pikërisht kjo e fundit që u bë shkak për një prej ndarjeve më të bujshme siç ishte ajo e Albi Nakos dhe Klaudia Pepas.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/