Përgjigja e Ramës për studentët, sociologu reagon ashpër: Po lëpin atë që...

Përgjigja e Ramës për studentët, sociologu reagon ashpër: Po lëpin atë që pështyu, kryeministër i dhje**…

553
0
Shares

Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar përgjigjen që kryeministri Edi Rama u dha studentëve, përmes rrjeteve sociale.

Sociologu e shikon përgjigjen e Ramës, si humorin më të bukur të ditës, ndërkohë që nuk kursen kritikat dhe reagimet e ashpra ndaj tij.

Duke u shprehur se sot ai është ‘i dhjerë’, janë studentët ata që e kanë detyruar të flasë me përulësi. Mërtiri thotë se kur të tjerët bëhen më të fortë se pushteti, kryeministri i fton të bisedojë dhe e kundërta ndodh me ata që janë të dobët.

Duke mbështetur studentët, Mërtiti në fund thotë se Rama po lëpin sot atë që ka pështyrë.

REAGIMI I PLOTË

Përgjigjia e Edi Ramës ishte humori më i bukur i kësaj dite. Kryeministri u soll si një i menderosur që, nga sikleti, përpiqet të thotë se ajo me çfarë i ka mbushur poturet është marmalatë, ndonëse të gjithë ia ndjejnë erën që larg.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë i përçmoi protestuesit duke thënë se nuk paguan për ngelësa. Sot, fytyrëqeshur, i dashur, i sjellshëm, i matur dhe i hapur ndaj gjithkujt, ai i ftoi studentët në zyrën e tij për të folur ballë për ballë si ngelësi ngelësit, i gatshëm të dëgjojë kërkesat e tyre dhe t’ua plotësojë dëshirat. Në fakt, ka një dallim të madh midis tyre: Njëra palë e “ngelësve” (studentët) janë nënshtrues, kurse ai, ngelësi i vërtetë, është i nënshtruari, që po mundohet me siklet ta mbajë kokën lart, megjithë zgjebosjen baritore që po ia tregojnë të gjithë me gisht.

Mesazhi është i qartë. Kur protestuesit janë të dobët, ai i tall, pështyn, ofendon. Kur ata bëhen të fortë, ai iu buzëqesh, iu shpreh dashurinë, i fton në zyrë duke iu thënë se “mezi pret ti dëgjojë”. Në fakt, kur nuk ua mbushën syrin, kur nuk ua njihte forcën nuk kishte veshë për të dëgjuar. Me “shpellarët” e Unazës së Re, vazhdon dhe sillet si gangster, duke i prangosur e dënuar, madje edhe duke iu thyer gishtat për hakmarrje, ndonëse edhe aty po e ul kokën tashmë, me skandalin e falsifikimit të dokumenteve në tender. Ai na tregoi për të disatën herë se dëgjon vetëm verdiktin e forcës, dhe është nga ata lloj femijësh të llastuar që merr vesh vetëm me dajak.

Ai tha se do të dëshironte të ishte student protestues sot dhe jo kryeministër në zyrë. Po kjo nuk do mend. Kush do të preferonte sot të ishte kryeministër i dhjerë në detyrë, përballë të qenit triumfues në shesh?

Për ta përmbledhur, finalja e kësaj beteje po përfundon me një komizëm të madh. Kreu i qeverisë po lëpin buzëqeshur atë çfarë pati pështyrë, jo më larg se dje, duke thënë se paska shije të mrekullueshme!

Të bëftë mirë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY