Protesta e studentëve si leksion demokracie!

Protesta e studentëve si leksion demokracie!

145
0
Shares

Nga Qamil Dika

Studentët në Shqipëri janë një grup interesi i konsiderueshëm (aktualisht duhet të jenë rreth 120 000 mijë) në drejtim të interesave akademike, sociale, kulturore dhe ekonomike. Ata pothuaj ishin harruar që janë një grupim që nëse janë të vendosur dhe nëse reagojnë trysnojnë shumë dhe fort drejtues të institucioneve të arsimit të lartë, qeveritarë, apo njerz të pushtetshëm  sado arrogant qofshin ata.

Stduentët dhe lëvizjet e tyre studentore vazhdimisht përgjatë historisë kanë një vend të rëndësishëm sa i përket  zhvillimeve demokratike të vendeve të ndryshme ku ata kanë zhvilluar aktivitetin e tyre. Protestat e tyre kanë pasur synime nga më të ndryshmet që nga fitimi i të drejtave dhe lirive të munguara deri në ndryshimin e rendit politik të një vendi. Një gjë është e sigurt nëse studentët janë të vendosur në arritjen e kërkesave të tyre nuk ka qeveri dhe pushtet që mund t’u rezistoj sado i egër të jetë ai. Shembulli më i qartë është padiskutim Shqipëria. Studentët e Dhejetorit 90-të ishin katalizatorët më të shkëlyer të shembjes së një sistemi diktatorial, të egër dhe vendosjes së një sistemi politik të ri si demokracia pluraliste. Moto e tyre “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte marshi i mijëra të rinjve të cilët me energjinë dhe vendosmërinë kërkonin të realizonin ëndrrën e tyre për një vend të lirë dhe të zhvilluar.

Sot pas gati 3 dekadash janë sërish ata, studentët të cilët përmes kësaj thirrje arritën të shkundin arrogancën qeveritare duke u shëndërruar kështu dhe kjo sërish në muajin e Dhejtori dhe në prag të Ditës Kombëtare të Rinisë. Studentët arritën të shëndërrohen në ngjarjen kryesore të kësaj jave dhe të këtij muaji duke frikësuar kështu pushtetin i cili duke bërë një hap pas tenton të ulë vrullin e reagimit të tyre në një stinë protestash dhe pakënaqësie të studentëve dhe mbarë qytetarëve.

Ata që janë në shesh protestojnë edhe për ata që për 1000 mijë arsye nuk dalin dot, për ata që ju i quani ngelsa Gjermania i thith në tregun e punës edhe për ata që problemet ekonomike i kthyen në krah pune për të mbajtur frymën gjallë , packa se duhet të ishin me moshë në auditore!

Minisitria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë deklaroi se është e gatshme se jo vetëm që do të anullonte VKM të cilën e kanë kërkuar Rektorët por që është e gatshme të ndryshojë edhe ligjin për arsimin e lartë, ku të mund të fusë studentët në Bordin e Administrimit të universiteteve. E thënë kështu ministrja Nikolla është në mbështetje të studentëve. Në fakt minstrja jo vetëm që nuk është në mbshtetje të studentëve por ajo po manifeston qartësisht frikën nga masiviteti i kësaj proteste dhe nga të drejatat e studentëve të cilat janë nëpërkëmbur në mënyrë të vazhdueshme përgjatë këtyre viteve. Me ligjin e ri të arsimit të lartë përfaqësimi i studentëve është reduktuar në mënyrë të ndjeshme. Nga 20% e votës totale për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë publik (dekan dhe rektor) kjo përqindje u zvogëlua në 15. Përfaqësuesi i studentëve në Këshillin e Adminstrimit (sot Bordi i Administrimit) i zgjedhur nga këshillat stduentor në nivel universiteti me ligjin e ri u hoq. Këshillat studentor nga një institucion i krijuar përgjatë viteve 2008 – 2011 me një sakrificë jot ë vogël, me ligjin e ri dhe praktikave të tjera rregullative dhe administrative jo vetëm që nuk fuqizohen si një mekanizëm i demokracisë universitare dhe të sistemit arsimor dhe tërë shoqërisë në tërësi por ato sfumohen. Minsitria e Arsimit nuk financuar asnjë lek dhe nuk ka dhënë asnjë mbështetje për Këshillin Kombëtar të Studentëve sepse i tremben presionit që mund të krijojë ky institcion. Sot ka një vullnet për të ndryshuar ligjin që në fakt shpresoj të mbetet një vullnet real dhe mos të ndryshojë me largimin e studentëve nga sheshi por a nuk do ishtë më mirë që në vendimëmarrjet që afektojnë studentët (qofshin këto VKM një pjesë e të cilave akoma mungojnë; Urdhëra; Udhëzime; apo rregullore të caktuara të cilat afektojnë universitetin dhe padiskutim studentët dhe interest e tyre).

Kjo nismë e studentëve, e cila papritur u shëndërrua në një shpresë për cdo shqiptar i cili kërkon një universitet më të mirë, kushte të konvikteve së paku dinjtoze, respektimin e të drejtave për informim dhë për përfshirjen në proceset e vendimëmarrjes, më shumë cilësi, më shumë transparencë. Pra kërkesa e studentëve është e qartë më shumë DEMOKRACI në universitet. Pa diskutim kjo gjë do të reflektojë edhe në shoqërinë shqiptare.

Shpresoj shumë që stduentët të arrijnë së paku të rifitojnë të drejtat e tyre të përfaqësimit dhe të vazhdojnë me këmbëngulje protestën për realizimin konkret të kërkesave të tyre. Ky do të ishte një mekanizëm i domosdoshëm për zgjimin e sensit të reagimit të të rinjve dhe shoqërisë sonë në tërësi për padrejtësitë që ata ndeshin cdo ditë.

Është koha që dhe drejtuesit politikë apo ushtrues të funksioneve shtetërore e sidomos atyre më natyrë politike të reflektojnë thellë duke kuptuar se performanca e sejcilit është kaq e dobët në drejtim të transparencës, cilësisë së vendimeve dhe punës së tyre në sistemet përkatëse sa të rinjtë shqiptarë po largohen në mënyrë masive nga vendi.

Kjo javë, studentët shqiptarë duhet të shërbejnë si një leksion për drejtuesit politik për të riorientuar punën e tyre në përputhje me kërkesat e të rinjve dhe ëndrrës së tyre të hershme “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, ndryshe ata kanë vetëm një fat, përmbysjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY