LAJM I FUNDIT/Tërhiqet Nikolla, dakord me studentët

LAJM I FUNDIT/Tërhiqet Nikolla, dakord me studentët

312
0
Shares

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në një takim me dekanët dhe rektorët e universiteve, ka njoftuar se do të shfuqizojë VKM për tarifën e provimeve të mbartura.

Për dy nga kërkesat e studentëve, Ministrja ka rënë dakord.

Ajo ka pranuar dy kërkesat e studentëve që ishte heqja e tarifave shtesë për provimet që do të shlyhen në vjeshtë nga studentët, dhe anullimi i VKM-së.

Studentët kanë gjithnjë të drejtë që të protestojnë kur kanë shqetësime, unë bie dakord me të gjitha kërkesat e tyre. Nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për studentët që duan të përsërisin provimet.

Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAs që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet.” tha Nikolla.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY