Studentët bllokojnë dhe autostradën Tiranë-Durrës, i vendosin afat ministres

Studentët bllokojnë dhe autostradën Tiranë-Durrës, i vendosin afat ministres

202
0
Shares

Studentët kanë mbërritur në rrugën e Durrësit, nga ku do të qëndrojnë përballë Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar uljen e tarifave.

Janë një numër i madh studentësh, të cilët vijnë nga fakultetet e Tiranës, por gjithashtu dhe nga rrethet.

Pak më herët, sudentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë ecur në këmbë drejt Rrugës së Durrësit, ndërsa kanë bllokuar dhe hyrjen e autostradës Tiranë-Durrës.

Gjithashtu janë disa studentë nga universiteti i Vlorës dhe Shkodrës të cilët priten t’i bashkohen studentëve në Tiranë.

Mësohet se vetëm në Universitetin e Gjirokastrës mësimi vijon normalisht. Në Elbasan, korce, Durrës studentët kanë marshuar në rrugë me pankarta në duar.

Studentët kërkojnë uljen e tarifave studimore, heqjen e vendimit për pagesën e riprovimeve dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.

Publiée par Për Universitetin sur Jeudi 6 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY