Meta bën shqiponjën krahë Lorikut: Një ambasador i shkëlqyer i shqiptarëve

Meta bën shqiponjën krahë Lorikut: Një ambasador i shkëlqyer i shqiptarëve

111
0
Shares

Presidenti Ilir Meta shfaqet krahë Lorik Canës, ish-kapitenit të Kombëtares, duke bërë me duar simbolin e Shqiponjës.

Meta ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë pë Canën. Ai e ngre lart figurën e tij, duke e cilësuar si një ambasador  të shkëlqyer të vlera njerëzore dhe sportive të shqiptarëve në botë.

Reagimi i Metës

Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku” është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. 

I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.

Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY