Fatmir Xhafaj mbi supet e Enver Hoxhës, fotot e para si HETUES!

Fatmir Xhafaj mbi supet e Enver Hoxhës, fotot e para si HETUES!

1201
0
Shares

Top Story u fokusua kësaj here tek një profil i Fatmir Xhafajt, një nga politikanët më të spikatur të politikës shqiptare.

Nëpërmjet pamjeve ekskluzive dhe të patransmetuara ndonjëherë, Top Story dokumentoi të kaluarën e Xhafajt në kohën e komunizmit. Kjo video kulmon edhe me nisjen e karrierës së tij në politikë.

Në këtë video, Xhafaj shihet i lumtur dhe krenar, i shtrëngon fort dorën udhëheqësit komunist, madje herë pas here i fut edhe krahun dhe mbështet kokën tek supet e tij… është një përkushtim i denjë ndaj Enver Hoxhës, ku çdo komunist do ta kish zili.
Në një moment tjetër, Xhafaj puth me përzemërsi një tjetër udhëheqës komunist, Mehmet Shehun.

Por, ky nuk është i vetmi moment i të kaluarës së Xhafës me diktaturën. Në një foto të publikuar nga Top Story, pranë Kryetarit të Kuvendit Popullor si dhe zëvendëskryeministrit, ndodhet sërish Fatmir Xhafaj.

Top Story sjell një tjetër pozim të Xhafajt në krah të Hekuran Isajit në qytetin e Krujës. Asokohe, Xhafaj i cili shfaqet i qeshur, kishte nisur një detyrë të rëndësishme në qytet, atë të hetuesit.

Angazhimi në sistemin e drejtësisë së kohës e ndihmon Xhafajn të katapultohet në politikë. Ai konsiderohej një yll në ngjitje. Si një idealist i përkushtuar i regjimit, Xhafaj do të arrinte shumë shpejt suksesin, pasi i besohet posti i Sekretarit të Rinisë në vitin 1986, detyrë që e mban deri në vitin 1990, kur nisën edhe ndryshimet e sistemit.

Xhafaj kishte arritur të krijonte besimin e udhëheqjes së kohës, aq sa atij i caktoheshin detyra për ndjekjen dhe raportimin mbi mbledhjet ku kritikohej linja e Partisë Komuniste.
Këtë na e rrëfen edhe Sabit Brokaj, një prej eksponentëve më të rëndësishëm të së majtës pas rënies së komunizmit:

“Ka qenë fundi i ’90-s dhe në Fakultetin e Mjekësisë bëmë një mbledhje partie. Unë në atë kohë isha dekan i fakultetit. Kërkuam drejtëpërdrejtë në organizatë dorëheqjen e qeverisë Çarçani, ndryshimet në Partinë e Punës në Parti Socialdemokrate. Të deleguar erdhën nga partia, erdhi edhe nga rinia Fatmir Xhafaj. Tha “neve na duhet të informojmë për këtë”. Po mirë, i them, informoni. “Po nuk na vjen mirë, na e ktheu, se mund t’ju bëjmë dëm”. Komunizmi ishte në grahmat e fundit. Megjithatë, pas asaj mbledhjeje shumë prej pjesëmarrësve mund të prisnin ndëshkime pas raportimit që do bëhej nga Xhafaj. “Ne nuk patëm asnjë pasojë. E vlerësova qëndrimin e tij të them të drejtën. Në këtë kuptim, ai pati rezervë të informonte partinë e tij”, tha Sabit Brokaj

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/xhafaj-duke-u-shkrire-mbi-supet-e-enver-hoxhes-fotot-e-para-s-602533/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY