Lëvizja Për Universitetin i përgjigjet Ramës: Nuk e kupton logjikën, ke nevojë...

Lëvizja Për Universitetin i përgjigjet Ramës: Nuk e kupton logjikën, ke nevojë për leksion

200
0
Shares

Lëvizja “Për Universitetin”, ka reaguar sot pas “sqarimeve” të kryeministrit thuhet se nivelin e financimit të universiteteve publike dhe tarifën maksimale e vendos qeveria.

Studentët i kërkojnë qeverisë rritjen e buxhetit dhe uljen e tavanit. Më pas, universitetet mund të propozojnë uljen e tarifave.

Sipas Lëvizjes “Për Universitetin”, në vitin 2014 tarifat janë rritur sa për 5 vite të mëparshme rresht. Studentet kërkojnë përgjysmimin e tyre deri në realizimin e parimit arsim publik falas.

Po ashtu në sqarim thuhet se jo të gjithë studentët janë mbetës. Shumë prej tyre zgjedhin t’i shtyjnë provimet pasi studiojnë dhe punojnë njëkohësisht. Lidhur me faktin e sqaruar nga kryeministri se tarifat për provimet e mbartura do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, Lëvizja “Për Universitetin” deklaron se mbron interesat e mijëra studentëve që do të nisin në vazhdimësi shkollat e larta.

Në reagimin e saj, Lëvizja “Për Universitetin” i sqaron kryeministrit gjithashtu se rishikimin e V. K. M., e bën autoriteti që e ka hartuar, jo universitetet.

Reagimi i plotë i Lëvizjes “Për Universitetin”

Përgjigje kryeministrit:

1. Nivelin e financimit të universiteteve publike dhe tarifën maksimale e vendos qeveria. Rrisni buxhetin dhe ulni tavanin! Pastaj universitetet mund të propozojnë uljen e tarifave.

2. Në vitin 2014 tarifat janë rritur sa për pesë vite të mëparshme rresht. Përveç kësaj, ne kërkojmë përgjysmimin e tyre deri në realizimin e parimit arsim publik falas. E kupton logjikën apo ke nevojë për një orë leksioni?!

3. Ne nuk jemi mbetës. Jemi mijëra studentë që punojmë dhe studiojmë fort. Prandaj shumë prej nesh zgjedhin t’i shtyjnë provimet, që të kemi mundësi të studiojmë më shumë.

4. Ne do të jemi gjallë edhe vitin tjetër. Siç do të futen në universitete dhjetëra mijëra studentë të tjerë. Ne luftojmë edhe për ta.

5. Rishikimin e V. K. M., e bën autoriteti që e ka hartuar, jo universitetet. Nuk ke një këshilltar që ka pak kulturë juridike?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY