Vranë barbarisht studenten greke, flet babai i të riut shqiptar: “Sandri djalë...

Vranë barbarisht studenten greke, flet babai i të riut shqiptar: “Sandri djalë i ndjeshëm…”

266
0
Shares

Babai i 19 vjeçarit shqiptar i arrestuar për vrasjen makabre të studentes greke në Rodos, ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerës. Ai thekson se “nuk ka rritur një vrasë”.

Edhe pse shqiptari 19 vjeçari dhe një grek 21 vjeçar kanë pranuar se çfarë ka ndodhur me vajzën, ata kanë fajësuar njëri-tjetrin për krimin.

Ai ka folur në një televizion grek, duke theksuar se ndjen dhimbjet për studenten njësoj si për të birin.

Babai“I thoshim gjithmonë djalit tonë që të rrinte me njerëz të mirë. I thosha gjithmonë që fuqia e një burri ndodhet në mendjen e tij dhe jo në duar apo në këmbë. Por mesa duket shokut të djalit tim nuk ia kishin mësuar këto. E dija që shkonin në palestër bashkë. Mesa di unë e kishte takuar vetëm një javë me parë. Unë punoj në ndërtim ndërsa gruan e kam infermiere. Aleksandri është djalë shumë i ndjeshëm. E kam zemrën e copëtuar. Nuk më lënë që ta shoh. Nuk e njihja vajzën. Atë natë ai më tha se do të dilte me një mik të tij. Një natë më parë, ai më tha se kishte gjetur një vajzë të mirë. Unë nuk dija asgjë tjetër.

Ai tha se beson tek drejtësia greke.

Ndërkohë në rrëfimin e tij në polici, 19-vjeçari shqiptar quajtur Aleksandër, i ka thënë 21-vjeçarit grek që ta çonin në spital Elenin pasi ajo ende merrte frymë.

“Unë së bashku me shokun tim e ftuam për të ardhur në shtëpinë e tij. Donim të argëtoheshim por ajo refuzoi. Shoku im u inatos shumë dhe e goditi me një hekur pas koke”, thotë shqiptari.

Më pas i riu shqiptar tregon se si i është lutur shokut të tij që ta çojnë në spital por ai nuk ka pranuar duke i thënë se, ‘Duhet ta heqim qafe. Eja e hedhim në det’”.

Ai ka deklaruar gjithashtu se 21 vjeçari grek merrte pilula gjatë kohës që bënte palestër dhe nga ato pësonte kriza dhe bëhet si i çmendur.

Megjithatë, avokati mbrojtës i 21-vjeëarit ka theksuar se klienti i tij ka mohuar përfshirjen e tij në vrasje, por pranoi se ai ishte në vilë, kur viktima ishte atje me 19 vjeçarin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY