LAJMI I FUNDIT/ E rëndë në Elbasan, fqinji godet me thikë 36...

LAJMI I FUNDIT/ E rëndë në Elbasan, fqinji godet me thikë 36 vjeçarin

144
0
Shares

Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.Sh, banues në lagjen “Shënkoll” të qytetit, është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në deklaratë thuhet se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale L.L, fqinj i viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY