FOTO/Protesta e studentëve, Tabaku: Eshtë e ligjshme, ja arsyet

FOTO/Protesta e studentëve, Tabaku: Eshtë e ligjshme, ja arsyet

124
0
Shares

Deputetja Jorida Tabaku e cilëson protestën e sotme të studentëve të ligjshme dhe të drejtë.

Duke iu referuar VKM-së fundit, Tabaku thotë se ky ligj rrit tarifat për studentët.

Tabaku vijon më tej duke bërë një llogaritje të thjeshtë së cfarë iu sjell studentëve ky ligj.

“Tarifat e rritura me VKM nuk do të përkthehen në më shumë investime apo faktorë plus për studentët dhe punën kërkimore, përkundrazi tarifat shtrenjtohen që  qeveria të ketë më shumë të ardhura në xhep dhe me to të japë koncesione dhe PPP tek kompanitë oligarke,” shkruan deputetja.

REAGIMI

Përse protestojnë studentët?

Mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit që prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët. Kjo Reformë qe ogurzezë për studentët dhe ndonëse opozita e kundërshtoi dhe replikoi ashpër me qeverinë sërishmi kokëfortësia dhe makutëria e mazhorancës fitoi. Dy probleme kishte reforma; së pari zhdukte autonominë e Universiteteve dhe së dyti krijonte të gjitha kushtet që qeveria të shtrenjtojë tarifat për studentët duke shkatërruar kështu arsimin publik në shërbim të interesave klienteliste private.

Nën frymën e këtij ligji 8 muaj më parë kjo qeveri firmosi me VKM rritjen e tarifave për studentët. Ministria e Arsimit i hapi rrugë kështu shtrenjtimit të dijes duke mos sjellë asgjë tek studentët. Ndërkohë që universitetet klienteliste përfitonin nga ligji në fjalë.

Protesta e studentëve është sot më se e motivuar dhe e ligjshme. Ato u gënjyen nga ministria dhe gjithë qeveria. Tarifat e rritura me VKM nuk do të përkthehen në më shumë investime apo faktorë plus për studentët dhe punën kërkimore, përkundrazi tarifat shtrenjtohen që  qeveria të ketë më shumë të ardhura në xhep dhe me to të japë koncesione dhe PPP tek kompanitë oligarke.

Buxheti 2019 në fakt është një tjetër provë për politikën e zhvatjeve. Qeveria takson qytetarët që pushtetin t’ia japë oligarkëve që nuk janë vetëm se vetë qeveritarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY