Rriten kostot e ndërtimit, apartamentet me çmime më të shtrenjta

Rriten kostot e ndërtimit, apartamentet me çmime më të shtrenjta

140
0
Shares

Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme gjatë tremujorëve të fundit. Sipas INSTAT, Indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e tretë 2018 arriti 103,6, duke shënuar rritje me 0,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit “Shpenzime transporti” u rrit me 2,5 %, pasuar nga grupi “Kosto të tjera” dhe “Shpenzime për paga” përkatësisht me 2,1 % dhe 0,9 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,6 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 0,2 %.
Në tremujorin e tretë 2018, ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, rritje kanë shënuar grupet: “Shpenzime materiale” me 0,5 %, “Shpenzime page” me 0,2 %, “Shpenzime transporti” me 0,1 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,1 %.
Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Kosto të tjera” me 0,4 %. Kostot e rritura, një nga faktorët që po ndikojnë në shtrenjtimin e apartamenteve.

Më herët, ndërtuesit kishin paralajmëruar për Monitor se ata do të shtrenjtojnë çmimet me të cilat shesin apartamentet.

Në Rrugën e Kosovarëve, çmimi mesatar në godinat e reja që janë në ndërtim është 1700-1800 euro për metër në katror. Tendenca në rritje e çmimeve është vënë re edhe në zonat më periferike. Kompania e ndërtimit Kontakt po ndërton aktualisht pranë zonës së Ali Demit në Tiranë, ku kanë planifikuar 33 godina banimi. Përfaqësues të shitjes në kompaninë Kontakt deklaruan për Monitor se tendenca e çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë është në rritje. Aktualisht Kontakt po aplikon një çmim shitje prej 700 euro/m2 duke qenë se janë ende në fazën e hedhjes së themelit, por shumë shpejt do të dalin me një çmim prej 800-900 euro për metër në katror.

Ndërtuesit japin si arsye kryesore për rritjen e çmimeve taksat e larta, të cilat pjesa më e madhe e tyre i kanë transferuar te çmimi final për apartamentet, ku pas taksës së ndikimit në infrastrukturë, pritet që nga 1 janari, ndërtuesit të paguajnë edhe një taksë në natyrë për strehimin social, për krijimin e fondit me 3% të sipërfaqes totale të ndërtimin. Përveç taksës së infrastrukturës dhe taksës së aplikueshme pas 1 janarit për krijimin e fondit për strehimin social, ndërtuesit shprehen të shqetësuar edhe për tarifën mbi mbetjet inerte./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY