Llalla në hetim, Gjermania sjell dosjen e ish-kryeprokurorit

Llalla në hetim, Gjermania sjell dosjen e ish-kryeprokurorit

135
0
Shares

Letër-porosia e dërguar në Gjermani për verifikimin e pasurive ndaj ish-kryeprokurorit ka mbërritur pak javë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Shteti gjerman ka verifikuar që në emer të tij rezultojnë vetëm pagesat e shtëpisë me qira dhe të shkollës së fëmijëve.

Ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, nuk rezulton të ketë pasuri në Gjermani, ndërsa nga verifikimet në këtë shtet në emrin e tij rezultonte vetëm shtëpia e marrë me qira dhe pagesat për shkollat e fëmijëve.

Përgjigjia i ka ardhur Prokurorisë së Krimeve të Rënda pak javë më parë dhe i është bashkangjitur dosjes që po hetohet ndaj ish-kryeprokurorit.

Mësohet se ish-kryeprokurori ka jetuar në qytetin Bremen të Gjermanisë bashkë me familjen e tij.

Hetimet për të nisen pak muaj pasi dorëzoi detyrën, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mosdeklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave në kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan afro 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

Ish-kryeprokurori i shpëtoi procesit të vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara./ora

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY