Nazime Visha? Pas burgut, gjeti dashurinë e jetës në Maqedoni

Nazime Visha? Pas burgut, gjeti dashurinë e jetës në Maqedoni

111
0
Shares

Rreth një vit më parë Nazime Visha la burgun për të vijuar jetën e saj.

Në mars të vitit të shkuar 23-vjeçarja fitoi nga amnistia dhe sapo doli është shprehur se do të nisë menjëherë shkollën. Tashmë, duket se Nazimja ka lënë pas historinë tragjike të jetës së saj dhe fati i buzëqeshi sërish. Bluetooth mëson se Nazimja është martuar para pak kohësh dhe jeton në Maqedoni me bashkëshortin e saj.

Pas daljes nga burgu ajo nuk u rikthye në familjen e saj, por të gjyshërit në fshatin Kërrabë në Tiranë, vend ku ndodhi edhe ngjarja tragjike e vrasjes së njeriut që ajo tha se e kishte abuzuar seksualisht, që kur ishte e mitur Fiqiri Muçës, shkruan SHI.

Kanë qenë fqinjët e të rese ata që kanë konfirmuar martesën e saj në Maqedoni. Burimet thonë se ajo nuk ka bërë dasëm, por ka preferuar të largohet menjëherë nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY