VIDEO/Kundër tarifave të larta, studentët e Arkitekturës japin mesazh nga protesta

VIDEO/Kundër tarifave të larta, studentët e Arkitekturës japin mesazh nga protesta

148
0
Shares

Disa studentë të  arkitekturës kanë  dalë  në  protestë  ditën e sotme, nga ku kërkojnë të ndryshohen tarifat e universiteteve publike.

Një prej studentëve të pranishëm i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Berisha nga ku bën thirrje të bashkohen të gjithë studentët për të ndaluar vjedhjen e taksave që prindërit e tyre paguajnë.

MESAZHET  TYRE

Stop rrjepjes se studenteve me tarifat dhe taksat me te larta ne Europe!

Studentet ne proteste dhe bojkot te mesimit kunder tarifave dhe taksave qe i rrjepin ata.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e studentit dixhital.

Ju bej thirrje mbare studenteve te universiteteve publike te solidarizohen me studentet greviste dhe te refuzojne te paguajne tarifat e sotme 4-15 here me te larta se te gjithe studentet e vendeve anetare te Bashkimit Europian. sb

Pershendetje Doktor
Jemi duke protestuar dhe bojkotuar mesimin ketu ne fakultetin e arkitektures dhe urbanistikes
Shkak eshte bere nje tarife e re nga ana e fakultetit ku cdo student eshte i detyruar te paguaj per cdo provim te mbartur nje takse te posacme
Saktesisht per cdo kredit te cdo provimi te mbartur duhet te paguajme shtese 7 mije leke te vjetra, pervec tarifes vjetore 400 mije leke , ku vlen te thekesohet se eshte programi me i shtrenjte i studimit ne vend Pa perfshire edhe kostot e perdritshme qe jane shume te larta Boll eshte duke u vjedhur me taksat qe prinderit tane paguajne cdo muaj. Kjo eshte e tepert

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY