Vjedhja e komisariatit të Durrësit, deputeti: Rama e degradoi policinë e shtetit

Vjedhja e komisariatit të Durrësit, deputeti: Rama e degradoi policinë e shtetit

119
0
Shares

Deputeti i LSI Endrit Braimllari ka reaguar pëë vjedhjen e komisariatit të Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti bën me faj kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, është frymëzim për krimin e organizuar.

Rama thotë deputeti ka degraduar policinë e shtetit dhe vetë shtetin, sepse kryeministri nuk është me qytetarët por me krimineleët.

Reagimi i plotë

Lajmi mbi vjedhjen e komisariatit të Durrësit tregon qartë se në çfarë degradimi ka rënë ky kryeministër. Ç’mund të presin qytetarët e këtij vendi në Durrës por dhe në të gjithë Shqipërinë ku krimi i organizuar arrin të vjedh arkën e komisariatit që presupozohet ruan qytetarët.

Ky kryeministër ka degraduar policinë e shtetit duke kompromentuar rëndë rolin e saj. E përfshiu në fushatë elektorale ku vetë i bënte thirrje të hiqnin kapelet dhe të bëjnë fushatë për rilindjen, e bëri pjesë të strukturave kriminale policinë e shtetit.

Oficerët e zotë të kësaj strukture që luftonin krimin e organizuar i dekonspiroi dhe i detyroi te kërkojnë azil jashtë vendit. Ky kryeministër motivon dhe frymëzon krimin e organizuar, shteti ka degraduar sepse kryeministri nuk është me qytetarët por me kriminelët.

Ps. para disa muajsh u vodh prokuroria e Durrësit dhe Prokurorja e këtij rrethi, u promovua dhe u bë Prokurore e Krimeve të Rënda. Mos u habisni që pas këtij akti shefi i komisariatit në Durrës të bëhet Drejtor Qarku, dhe Drejtori i Durrësit të bëhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY