Ndryshimi mes Francës dhe Shqipërisë, Tabaku: Një qeveri demokratike dhe një tjetër...

Ndryshimi mes Francës dhe Shqipërisë, Tabaku: Një qeveri demokratike dhe një tjetër totalitare

107
0
Shares

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas anulimit të taksës të karburantit në Francë, dhe për këtë bën një paralelizëm me situatën e protestave në Tiranë.

Tabaku shkruan se ndërsa qeveria demokratike franceze dhe Macron reflektuan, kryeministri Edi Rama udhëheq një qeveri gati totalitare, ku vazhdon të ngulë këmbë dhunshëm në prishjen e shtëpive për interesa oligarkësh.

Deputetja thotë se shembulli i qeverisë franceze është rasti më i mirë për të dalluar një demokraci nga një rend totalitar.

REAGIMI

Një qeveri demokratike dhe një tjetër totalitare.

Pas javesh të mbushura me përleshje qeveria franceze ka marrë sot vendimin për të pezulluar rritjen e taksës se karburantit. Ishte kjo taksë që do të rriste çmimin e naftës e për rrjedhojë të të gjitha produkteve në Francë. Qeveria dhe vetë presidenti Macron reflektuan duke e pezulluar rritjen që do të niste në janar 2019.

Ndryshe nga qeveria një qeveri demokratike, kryeministri Rama që udhëheq një qeveri gati totalitare, vazhdon të ngulë këmbë dhunshëm në prishjen e shtëpive për interesa oligarkësh. i kapur në ethet e pushtetit absolut ai ka refuzuar të dëgjojë banorët e lë më pastaj të tërhiqet nga veprimi i tij.

Kështu veproi edhe me protestën e qytetarëve kundër rritjes së taksës së qarkullimit që ka çuar në stratosferë çmimin e karburantit. Ky kryeministër që njeh për miq dhe aleatë vetem ata me të cilët ndan paratë publike në tepsinë e pushtetit.

Të drejtat e qytetarëve janë të panegociueshme dhe është detyrë e qeverisë që t’i respektojë ato. Shembulli i qeverisë franceze është rasti më i mirë për të dalluar një demokraci nga një rend totalitar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY