Rritet tensioni në Francë, protestuesit nuk pranojnë të takojnë kryeministrin

Rritet tensioni në Francë, protestuesit nuk pranojnë të takojnë kryeministrin

121
0
Shares

Protestuesit nga lëvizja franceze “gilet jaunes” (jelekëverdhët) janë tërhequr nga takimi me kryeministrin Edouard Philippe këtë  të martën.

Disa anëtarë të protestuesve thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga persona të tjerë duke i paralajmëruar ata të mos hynin në negociata me qeverinë.

“Jelekverdhët” kanë protestuar për taksën e karburantit që nga mesi i nëntorit.

Por protestat tani pasqyrojnë zemërimin e tyre tek qeveria.

Tre vetë kanë vdekur që nga fillimi i trazirave dhe dhuna dhe vandalizmi rezultues – sidomos kur u shkatërruan statuja në Arc de Triomphe të shtunën e kalua. 

“Jelekverdhët” janë të ashtuquajtur kështu  për shkak se ata kanë veshur jelekët e  verdhë që kërkohen të mbahen në çdo automjet nga ligji francez.

Lëvizja është ngritur përmes mediave sociale dhe ka përkrahës në të gjithë spektrin politik.

Presidenti Emmanuel Macron ka akuzuar kundërshtarët e tij politik për krijimin e lëvizjes në mënyrë që të bllokojë programin e tij të reformës.

Si është përgjigjur qeveria?

Presidenti francez zhvilloi një takim urgjent të sigurisë të hënën. Ministrat thanë se ndërsa nuk ishin përjashtuar opsionet, vendosja e një gjendje të jashtëzakonshme nuk ishte diskutuar gjatë bisedimeve.

Z. Macron ka anuluar gjithashtu një udhëtim të planifikuar në Serbi për t’u përqendruar tek kriza. Ndërkohë ka zëra se po hartohet një plan për të arritur një marrëveshje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY