Si i shpëtoi Policisë 4 vjet më parë, ‘ndërtuesi’ i arrestuar sot...

Si i shpëtoi Policisë 4 vjet më parë, ‘ndërtuesi’ i arrestuar sot në Shkodër

420
0
Shares

Bardhok Planaj biznesmeni 44 vjeç i arrestuar sot në Shkodër, tronditi politikën 4r vite më parë, kur u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku gjatë kohës që ka qenë në kërkim, si person i dyshuar si organizator i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ai ishte shpallur person në kërkim pak kohë pas aksionit të njohur si “Operacioni i Vilunit” në zonën e Shkodrës. Planaj i shpëtoi arrestit të policisë mesnatën e datave 1 dhe 2 tetor 2014, pasi rezultoi i fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Në procesverbalin e Policisë, thuhej se grupi i operacioneve speciale në Policinë e Shtetit, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, po vëzhgonte prej kohësh të dyshuarin Planaj. Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit, thuhet se Pllanaj gjatë gjithë ditës së 1 tetorit 2014 ishte nën vëzhgim, ku përshkruhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet që ka frekuentuar.

Vetëm në darkë, referuar këtij procesverbali, i dyshuari është afruar në një lokal te Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku. Rreth orës 1 pas mesnate të datës 2 tetor, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë, por nuk mundet të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda.

“… Rreth dy minuta automjeti ka qëndruar pa lëvizur dhe dyert janë konstatuar nga ana jonë të mbyllura, më pas nga pjesa e pasme e automjetit është ulur xhami i krahut të pasagjerit dhe një person rreth moshës 40 – 45 vjeç i veshur me kostum ngjyrë blu e errët është prezantuar si deputet i parlamentit të Shqipërisë me emrin Mark Frroku, pas kontaktit vizual i njohur nga ana jonë, ai gjithashtu ka sqaruar shprehimisht ndër te tjera se: Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time”, shkruhet në procesverbalin e policisë, të nënshkruar nga nëntë persona, të cilët më pas e kanë lënë të lirë makinën bashkë me pasagjerët e saj.

Nga ana e policisë i është bërë e ditur deputetit Frroku se personi që ndodhej në makinë duhet të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë, por pas kundërshtisë së deputetit Frroku, agjentët e vëzhgimit kanë komunikuar me specialistin e sektorit për narkotikët e trafiqet, kryekomisar Florjan Pemën duke e vënë në dijeni për kundërshtimin e deputetit Frroku. I gjithë ky debat ka zgjatur për më shumë se 20 minuta dhe më pas agjentët janë larguar duke lënën të lirë Bardhok Planajn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY