Pranga dy shqiptarëve, 10 mln euro kokainë dhe armë në kamionin me...

Pranga dy shqiptarëve, 10 mln euro kokainë dhe armë në kamionin me lule për në Shqipëri

334
0
Shares

Një hetim i nisur gjashtë muaj më parë nga agjentët e stacionit të policisë së San Benedetto del Tronto u ndërpre pjesërisht me arrestimin nga policët e Bolzanos, të dy shqiptarëve të moshës 40 dhe 45 vjeç.

Atyre ju konfiskuan 9 kg kokainë, katër pistoleta, katër pistoleta gjysmë automatike si dhe dyqind predha.

Mediat lokale italiane shkruajnë se vlera totale e drogës nëse do të shitej në tregun me pakicë do të sillte 10 milion euro

Operacioni i arrestimit të tyre u zhvillua në autostradën Vipiteno, ku kalojnë zakonisht kamionët me pesha të rënda.

Në një kamion me targa shqiptare, policët ushtruan kontrolle të imtësishme.

Kamioni transportonte pemë krishtlindjesh dhe lule nga Holanda, ndërsa brenda tij qentë antidrogë nuhatën praninë e lëndës narkotike.

Lënda narkotike ishte futur në qese plastike dhe ishte fshehur në mesin e luleve, ndërsa armët ishin fshehur në pjesën e poshtme të rimorkios.

Kamioni kishte si destinacion Shqipërinë.

Gjithçka nisi disa muaj më parë, kur agjentët e policisë së San Benedettos, ndaluan një tregtar shqiptar të drogës pasi në shtëpinë e tij u gjet kokainë me vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.

Kjo çoi agjentët në gjurmët e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY