U vra për një karikues telefoni, flet babai i Marvit: Kam fakte...

U vra për një karikues telefoni, flet babai i Marvit: Kam fakte për vrasësin e djalit

162
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka marrë dëshminë e  prindërve të Marvi Mihalit, të riut që humbi jetën për një karikues telefoni.

Prindërit e të riut, kërkuan drejtësi për vrasjen djalit të tyre, ndërsa thanë se kërkojnë dënimin maksimal për autorët.

Kam fakte që vrasesit e djalit tim janë kontigjent kriminal. Ditën e ngjarjes kam qenë në Sarandë dhe jam njoftuar nga kunati ime. Kam parë me qindra dhe mijëra herë videon e vrasjes së djalit tim. Personi që e qelloi është Dejvi Bitraj. Ai e ka qelluar pasi Eugen Bitraj e ka goditur nga pas dhe rrëzuar në toke. Dënimi duhet të jetë maksimal, u shpreh i ati i Marvinit, Pavllo Mihali.

Nëna e Marvi Mihalit, tha se besonte te drejtësia dhe se do luftonte deri në fund, por nëse kjo nuk ndodh do bëjë vetëgjyqësi

“Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për dëmshperblim. Nuk ka vlerë që me zëvendeson djalin. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndarë dy persona. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë. Do vrisnin këdo qe do u dilte para. Kam besim tek drejtesia dhe sa të kem jetë do luftoj. Askush nuk mund te dalë i palagur nga kjo histori, ka thënë nëna e Marvinit.

Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit ‘Dinamo’, ndërsa të rinjtë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari. ë pandehur për vrajsen, janë Dejvis dhe Eugen Bitraj dhe Kridens dhe Marsel Alla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY