FOTO/Deputeti publikon dokumentat: Alarmi që vjen nga kanionet e Holtës

FOTO/Deputeti publikon dokumentat: Alarmi që vjen nga kanionet e Holtës

126
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ngritur alarmin, pasi sipas tij po jepet leja për ndërtimin e një dige në kanionin e Holtës.

Ai  ka publikuar në “Facebook” dokumentet e firmosura nga kryeministri Rama dhe ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, ku miratohet ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës, në bashkinë Gramsh.

Boçi shprehet se vendimi për ndërtimin e kësaj dige është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik.

REAGIMI I PLOTE

ALARMI QË VJEN NGA HOLTA

Ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh, një ndër bukuritë epike të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone.

“Dhuratën” ia ka bërë peshqesh Gramshit, deputeti dikur i zonës, ministri i sotëm Damian Gjiknuri, i cili dikur premtonte që do ta kthente zonën, për shkak të bukurisë së rrallë natyrore, në destinacion turistik!?

Sot ai po ekzekuton me një firmë të vogël, për interesa të ulta financiare atë që Zoti ja ka falë Gramshit me zemër të madhe.

Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik. Përpos turp, një vendim i tillë vjen era klientelizëm e korrupsion. Ai është i papranueshëm dhe duhet të anullohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY