‘Sherr’ mes socialistëve, Braçe i kthehet kundër Ahmetajt për tatimin e pagave

‘Sherr’ mes socialistëve, Braçe i kthehet kundër Ahmetajt për tatimin e pagave

132
0
Shares

Pak përpara nisjes së seancës plenare, ka patur një debat mes socialistëve, konkretisht mes Erion Braçes dhe Arben Ahmetaj.

Shkak i këtij ‘sherri’ është bërë tatimi për pagat.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka kërkuar që pagat deri në 40 mijë lekë të mos tatohen.

Ahmetaj nuk ka pranuar duke mos u tërhequr nga ideja që pragu duhet të ulet dhe tatimi të fillojë edhe për pagat nën 30 mijë lekë.

Aktualisht pagat deri 30 mijë lekë nuk tatohen.

Ndërkohë që po në këtë mbledhje është kërkuar që vetëm 10 deputetë të marrin pjesë në diskutimet për Buxhetin, gjë që është e pazakontë, pasi seanca të tilla konsiderohen maratonë.

Kujtojmë që  sot do të kalojë në votim dhe projekligji për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërkohë  që opozita ka bojkotuar këtë  seancë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY