Zjarri tek “Astiri”, si rrezikoi vogëlushja të asfiksohej nga tymi që mbuloi...

Zjarri tek “Astiri”, si rrezikoi vogëlushja të asfiksohej nga tymi që mbuloi pallatin

124
0
Shares

Flakët që përfshinë këtë mbrëmje një ndërtesë në Tiranë kanë rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, përfshi dhe një vajzë të mitur.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve është shuar zjarri i cili kishte rënë si shkak i një defekti elektrik në katet e para të ndërtesës. Pallati në fjalë, në rrugën ‘Teodor Keko’ në Tiranë, është djegur dhe herë të tjera pikërisht për të njëjtin shkak, instalimet e dobëta elektrike.

Banorët shprehen se zjarri ra papritur dhe se ata kanë dëgjuar vetëm zhurma në katet e mëposhtme. Më pas kanë parë zjarrin dhe një re të madhe tymi që po u vinte.

Vetëm dëgjuam zhurma, që po vinte zjarri nga katet e poshteme. Filloi një tym i zi. Na kapi paniku. Pas 30 minutash erdhi zjarrfikësja. Erdhi policia më pas zjarrfikëset. Jemi 32 familje në pallat.”-shprehet njëra nga banoret e pallatit per Oranews.

Ndërkohë që në një tjetër familje, një vazjë e mitur për pak sa nuk është asfikësuar nga tymi i madh që ka përfshirë të gjithë godinën. E mitura është shpëtuar nga zjarrfikësit e më pas është dërguar me ugjencë në spital. Fatmirësisht gjendja e saj është e mirë, por nëse konktakti me tymin do të ishte më i zgjatur, jeta e saj do të vihej në rrezik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY