Protesta tek Unazë e Re, Basha: “Qeveria po sillet si bandë për...

Protesta tek Unazë e Re, Basha: “Qeveria po sillet si bandë për ti përçarë dhe friksuar banorët”

85
0
Shares

Në ditën e 29 të protestës, banorët që preken nga projekti i Unazës së Re kanë bllokuar sërish rrugën në zonën e Astritit.

Këtë mbrëmje i pranishëm në protestë ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se nëse do ta kishte në dorë ai zgjidhjen e kësaj çështje do të fuste në burg të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

Basha: Unë do ta anulloja këtë tender korruptiv, do të hetoja dhe do të coja para drejtësisë dhe në burg të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë të madhe korrupsioni. Do të vlerësojë projektin nga fillimi, nevojshmërinë, dobishmërinë e projektit  për qytetin, komunitetin për transportin urban dhe ndërurban. Pasi të bindesha për vlerën e këtij projekti do ta konsultojë me banorët, do të ndaja buxhet të mjaftueshëm për shpronësimin e banorëve, duke respektuar pronën e çdo banori sic e ka kushtetuta dhe vetëm pas kësaj do të fillonin punimet me një kosto të përballueshme për buxhetin dhe me një tender me garë. Asnjëra nuk ka ndodhur, tender dhe garë nuk ka pasur.

Basha tha se qeveria po sillet si bandë për të përçarë banorët. Ai theksoi se një nga tre kompanitë që po merr pjësë në ndërtimin e unazës është regjistruar në parajsa fiskale.

Basha: Qeveria po sillet si bandë për ti përçarë dhe friksuar banorët sepse halli i vetëm i Edi Ramës nuk është zbatimit i ligjit, por është si ta çojë deri në fund aferën e vjedhjes së miliona eurove këtu tek unaza. Kjo është arsyeja pse ka kapur konto bankare sekrete në parajsa fiskale ku është regjistruar një nga 3 kompanitë që marrin pjesë në këtë megavjedhje.

Sipas kreut demokrat zgjidhjen për këtë çështje duhet ta ofrojë qeveria, ndërsa sulmoi kryeprokuroren Arta Marku.

Basha: Zgjidhjen këtu duhet ta ofrojë qeveria. Ne jemi këtu që qeveria të sprapset nga kjo megavjedhje. Ne jemi këtu që hajdutët të vihen para ligjit dhe banorët të mos shpronësohen në mënyrë të paligjshme. Këta banorë kanë denoncuar vjedhjen, por vendi ka mbetur pa prokurori. Prokuroria është fshehur poshtë tavolinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY