Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me 1 kg kokainë 90% të pastër. Arrestimi i shqiptarit, ideniteti i të cilit ende nuk dihet u kap në periferi të Romës.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ra në gjurmët e policisë italiane, për faktin se lëvizte gjithmonë në makina të ndryshme. Kur vendosën ta ndalojnë, agjentët e policisë i gjetën vetëm para.
Ndërsa kokaina e pastër, u zbulua gjatë kontrollit në shtëpi e paketuar në disa pako plastike të fshehura brenda disa tullumbaceve të futura në qese.
Përveç drogës, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe peshore, 4740 euro, nga të cilat 3600 ishin monedha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/