Mediat austriake shkruajnë për dy shqiptarët, rrëmbejnë vëmendje pas gjestit të tyre...

Mediat austriake shkruajnë për dy shqiptarët, rrëmbejnë vëmendje pas gjestit të tyre heroik

350
0
Shares

Dy vëllezër shqiptarë u kthyen në heronj, pasi shpëtuan një të ri nga mbytja.

Bëhet fjalë për Ideal dhe Leutrim Kuburja të cilët banojnë në Pottenstein (Baden).

Mediat austriake kanë shkruar për gjestin e tyre duke u bërë jehonë. Ata u kthyen në qender të vemendjes pas shpëtuan një 23 vjeçar i cili rrezikohej të mbytej në pishina dimërore.

Bëhet fjalë për një ngjarje të shënuar  të dielën e kaluar 25 nëntor, në Aqua Nova që gjendet në Ër. Neustadt të Austrisë.

23 vjeçari afgan ishte futur në pishinën sportive ku dhe kishte rrezikuar të mbytej.Menjëherë pasi e kishin shpëtuar,  i riu u dërgua në një spital në Wr. Neustadt.

Në një moment vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u menduar. Edhe unë shkova pas tij dhe pastaj e tërhoqëm së bashku për ta nxjerrë nga uji” thotë Ideal Kuburja, djaloshi 20 vjeçar i cili aktualisht punon në shërbimin civil për infermieri në Ebreichsdorf, raportojnë mediat e huaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY