FOTO/Tatimet aksion nëpër biznese: 51.9 milionë lekë shkelje

FOTO/Tatimet aksion nëpër biznese: 51.9 milionë lekë shkelje

129
0
Shares

Drejtoria e Hetimit Tatimor  ka konstatuar  rreth 51.9 milionë lekë shkelje gjatë muajit nëntor në subjekte të ndryshme.

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka njoftuar se ka vijuar me kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend, me qëllim uljen e informalitetit, si dhe rritjen e të ardhurave.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1,499 prej tyre me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë lekë.

Ku më kryesoret renditen si më poshtë:
– 19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu jane bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).

– 73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.

– 508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).
– 69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

– 307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
– 193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY