Furnizoi makinën me karburant dhe u largua pa paguar, arrestohet i riu...

Furnizoi makinën me karburant dhe u largua pa paguar, arrestohet i riu ‘mashtrues’ në Lushnjë

115
0
Shares

Një i ri në Lushnje është vënë në prangat e policisë  pasi furnizoi makinën me karburant dhe u largua pa paguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor:

•B.N, 24 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, në dy karburante të ndryshme në fshatin Gramsh, ka furnizuar mjetin tip “Renault” me karburant dhe ka mashtruar punonjësin e njërit karburant duke i dhënë 200 dinar Serb duke pretenduar se janë 200 paund Anglezë dhe në karburantin tjetër ka furnizuar makinën me 120 mijë lekë karburant dhe ka ikur pa paguar.

Pas marrjes së kallzimeve nga punonjësit e karburanteve, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY