Parashikimi i motit, surpriza në ditët e para të dhjetorit

Parashikimi i motit, surpriza në ditët e para të dhjetorit

181
0
Shares

Edhe pse do të jetë Dhjetor, fillim i sezonit të dimrit, sinoptikanët parashikojnë një mot të qëndrueshëm.

Sipas meteoalb, fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në ekstremet Veri – Jug ku priten reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat do të  rriten me 2 – 3°C të shtunën, ndërsa një rritje më të ndjeshme sjell e diela.

Të njëjtat kushte të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dhe reshje të pakta e të izoluara, vijojnë mbi territor deri më dt. 5 – 6 dhjetor.

Ditët e para të dhjetorit  do të sjellin temperatura relativisht të larta.

Më e ndjeshme kjo gjatë mesditës kur maksimumi në rang territori ngjitet në 22°C ndërsa minimumet luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 11°C, gjatë mëngjeseve në zonat bregdetare dhe të ulëta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY