I dyshuar si autori që i këputi gishtërinjtë, 18-vjeçari i kërkon falje...

I dyshuar si autori që i këputi gishtërinjtë, 18-vjeçari i kërkon falje publikisht efektives Ina Nuku

325
0
Shares

18-vjeçari Daniel Dobraj, i cili dyshohet se ka qenë autori i plagosjes së efektives Ina Nuku ka folur sot nga ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë.

Përmes një bisede telefonike për “Fax News”, Dobraj i ka kërkuar falje publikisht Nukut, ndonëse nuk dihet nëse është ai që hodhi kapsollën që i mori gishtat polices.

18-vjeçari ka rrëfyer se qëllimi i protestës së tyre ishte për të mbrojtur banesën dhe jo për të lënduar policinë, ndërsa ka treguar se katër efektivë e kanë dhunuar gjatë kohës që e dërguan në burg.

 Daniel Dobraj ka rrëfyer: “Dua të kërkoj falje publikisht, edhe nëse është kapsolli që kam hedhur unë ai që ka lënduar efektiven. Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne. Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja. Kur jam shoqëruar për në komisariat jam dhunuar nga katër civilia dhe drejtori. Kur kam shkuar në komisariat po ashtu jam dhunuar dhe nga drejtori. Me grushta, me ofendime dhe shpulla nga më të ndryshmet. Këtu jam mjekuar, po më kanë dëmtuar civila, gjatë momentit të shoqërimit. Ndihem më mirë, tani. Na kanë pritur shumë mirë dhe kemi mbështetje. Familjarët nuk i kanë lejuar që ti takoj për shkak të festave. Unë jam 18-vjeç dhe nuk kam bërë një gabim që jam këtu dhe më kanë ndërprerë shkollën. Jam në shkollë në vit të parë për Inxhinieri Ndërtimi, dhe kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.5.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY