‘Kapni kokat e krimit, mos u merreni me shpërndarës droge’, urdhërat e...

‘Kapni kokat e krimit, mos u merreni me shpërndarës droge’, urdhërat e Lleshit për drejtuesit e policisë në Korçë

146
0
Shares

Këtë të premte, ministri Sandër Lleshi zhvilloi një takim me strukturat e policisë në qarkun e Korçës.

Ministri ka qënë i shoqëruar nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Mësohet se në thelb të takimit ishin siguria e qytetarëve.

Ministri i Brendshëm Lleshaj kërkoi luftë pa kompromis kundër krimit, korrupsionit.

Nuk dua të dëgjoj se merreni me shpërndarës droge, dua goditjen e kokave të krimit të organizuar dhe trafiqeve”, mësohet të jetë shprehur Lleshi.

Gjithashtu ai ka theksuar se duhet të vlerësohen rastet e denoncimit të qytetarëve. Të ketë një shërbim korrekt ndaj qytetarëve.

Gjithashtu ai ka kërkuar më shumë angazhim dhe bashkëpunim institucional në mbrojtjen e pyjeve të mbetura.

“Bota kujdeset edhe për një pemë, ndërsa ne nuk po mbrojmë pyjet” u mësohet t’u jetë drejtuar Lleshaj drejtuesve të policisë në Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY