VIDEO/Dëbimi i gylenistëve, Haradinaj tregon se a ka pasur informacione Thaçi

VIDEO/Dëbimi i gylenistëve, Haradinaj tregon se a ka pasur informacione Thaçi

91
0
Shares

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka raportuar në Komisionin Parlamentar në lidhje me dëbimin e 6 gylenistëve nga Kosova në mars të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se për deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova në mars të këtij viti ishte njoftuar nga një diplomat i huaj.

Kryeministri Haradinaj ka komentuar lavdet që presidenti turk i drejtonte Hashim Thaçit e ish-shefit të AKI-së për gylenistët dhe ofendimet që i bënte për të, duke treguar edhe a ka pas informacione Thaçi për rastin, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka sqaruar se për shkak të mos informimit të tij, kërkoi atë kohë shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefajt.

Haradinaj në komisionin për gylenistët është pyetur se a ka marrë përgjigje nga Thaçi për ditën e 29 marsit dhe se a ka ditur presidenti për operacionin, duke u bazuar kështu edhe në lavdet që atëherë presidenti Erdogan ia dërgonte për këtë aksion presidentit e shefit të AKI-së.

E kemi diskutuar me akterët se kush e ka ditë për rastin, por ata më kanë thënë se ka qenë nivel i organeve të sigurisë dhe ata kanë vendosë për këtë rast”, ka përfunduar Haradinaj.

LIVE: KOMISIONI HETIMOR PËR GYLENISTET

Kryeministri i Kosovës raporton për dëbimin e gylenistëve

Publiée par T7 sur Vendredi 30 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY