Debati për kufijtë, ish-presidenti kroat reagon sërish: Në Ballkan askush nuk e...

Debati për kufijtë, ish-presidenti kroat reagon sërish: Në Ballkan askush nuk e jep tokën pa luftë

116
0
Shares

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, sërish është ndalur tek çështja delikate e kujfive.

Në një intervistë për Albanian Daily News, Mesiç ka thënë se nuk beson në shkëmbimin e territoreve në mënyrë të paqtë.

Sipas tij, për ndryshimin e kufijve, teorikisht kjo mund të bëhet. Por në praktikë, askush nuk ka arritur ndonjëherë. Mesiç shprehet se sidomos në Ballkan, sa herë që dëgjojmë për shkëmbimin territersh, nënkuptojmë luftë. Kjo sepse askush nuk e jep tokën pa luftë.

Ndërkohë për shqiptarët ai thotë se nuk sheh asnjë mangësi përsa i përket integrimit të tyre në BE.

Po shkëputim disa pjesë nga intervista:

Ju keni ardhur shumë në Shqipëri dhe keni shumë miq këtu. Besoj se është më e lehtë për vizitorët që të vëzhgojnë dhe të bëjnë krahasime. Si e shihni Shqipërinë kur të hyni, ndryshimet, progresi; a jeni të kënaqur me atë që dëshmoni?

-Po, e vërtetë më vij shumë shpesh. Duhet të them, çdo vizitë e imja është një takim me një Shqipëri të re. Çdo herë gjej diçka të re, gjërat organizohen më mirë, ka përmirësime të pamjes së jashmte gjithashtu. Pa folur këtu për njerëzit e thjeshtë, të veshur si në vendet e tjera evropiane, dyqanet, jetën e përditshme … Këtu mund të gjeni të gjitha llojet e makinave, duke përfshirë shumë vetura Mercedes (qesh).

– Jemi dëshmitarë të dy momenteve të rëndësishme në lidhje me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Së pari, është reagimi i ashpër i Prishtinës me tarifat 100% të importit për mallrat serbe, dhe së dyti, shkëmbimi shumë i diskutuar i territoreve, përkufizimi i butë i të cilit është korrigjimi i kufijve. Çfarë mendoni për këto zhvillime; ç’zgjidhje do të ofronit?

Për sa i përket çështjes së parë, vendimi mbi tarifat është përgjigja e Prishtinës ndaj sjelljes jokonstruktive të Serbisë ndaj Kosovës. Beogradi, nga njëra anë, pretendon të bindë botën se po përpiqet për dialog, një zgjidhje paqësore përfundimtare, në mënyrë që të dyja palët të ecin në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit, dhe nga ana tjetër, bën të pamundurën që t’ia vështirësojë jetën popullit të Kosovës, duke shpikur pengesa, njërën pas tjetrës.

Për ndryshimin e kufijve, teorikisht kjo mund të bëhet. Por në praktikë, askush nuk ka arritur ndonjëherë. Sidomos në Ballkan, sa herë që dëgjojmë për shkëmbimin territersh, nënkuptojmë luftë. Kjo sepse askush nuk e jep tokën pa luftë.

Personalisht, unë nuk besoj në zgjidhje të tilla. Gjithashtu, korrigjimi i kufijve është një gjë, dhe shkëmbimi i territoreve është krejt tjetër. Korrigjimi është i zbatueshëm kur një kufi i caktuar shkon kundër logjikës gjeografike dhe sensit njerëzor të përbashkët; për shembull, kur një fshat pritet në gjysmë, kur banorët kanë shtëpi në njërën anë dhe tokën bujqësore në tjetrën. Por shkëmbimi territorial është krejtësisht i ndryshëm, dhe veprime të tilla mund të çojnë në tragjedi të mëdha njerëzore.

Sa optimist jeni ne lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit në BE?

– Jam absolutisht optimist jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Europën Juglindore. Përfshirë Serbinë, natyrisht. Natyrisht ekzistojnë kushte dhe kritere për t’u përmbushur. Në rastin e Serbisë, besoj se njerëzit që kanë shërbyer nën regjimin e Millosheviçit duhet të hapin rrugë për krerët e rinj. Pse e them këtë? Sepse ajo që Millosheviçi donte ishte një Serbi e madhe, etnikisht e pastër, dhe kjo solli luftën. Për ironi të fstit, edhe sot ka njerëz që e akuzojnë Millosheviçin jo për nisjen e luftës, por për humbjen e saj. Prandaj, këmbëngul që Serbia ka nevojë për një proces reflektimi, të largohet nga ajo që ka ndodhur, të kuptojë se politika dhe planet e Millosheviçit ishin kundër interesave të popullit serb, jo vetëm të fqinjëve. Ata duhet të kuptojnë se dëshirat e tyre për zhvillim dhe prosperitet duhet të përmbushen brenda kufijve aktualë të Serbisë, jo duke u përpjekur vazhdimisht të shkëpusin copa nga vendet e tjera, siç po bëjnë me Bosnjën. Shiko çfarë po ndodh: Zyrtarisht Serbia pretendon të bjerë dakord dhe të respektojë integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa në anën tjetër lideri i Republikës Serbe brenda bashkimit dhe mik i Beogradit, Milorad Dodik, i cili është gjithashtu anëtar i Presidencës Federale thotë: ai nuk e njeh federatën që ai drejton! Pra, cila është politika e vërtetë e Serbisë për këtë çështje?

E njëjta gjë ndodh dhe me serbët e Kosovës: Ata po i përdorin këta njerëz që arkitektura e shtetit të Kosovës të ndryshojë nëpërmjet tyre, në vend që t’u kërkojë atyre të bashkëpunojnë brenda institucioneve të Kosovës. Nuk njoh pakicë më të mirëmbrojtur në tërë botën sesa serbët e Kosovës.

President, një pyetje të fundit. Popujt tanë janë miqësorë me njëri-tjetrin, ju keni folur gjithmonë shumë për shqiptarët dhe vendin e tyre; nuk është rastësi që një nga albanologët më të mëdhenj është kroti Milan Sufflay … Por ju lutem më thoni: Çfarë gabimesh, mangësi shihni midis shqiptarëve; çfarë këshille do t’u jepnit …

-Shqiptarët kanë patur pjesën më të madhe të vuajtjeve dhe vështirësive gjatë historisë. Ata janë njerëzit më të moshuar në Ballkan, e kam thënë shumë shpesh, dhe gjithashtu e di se historia ka qenë “e shkruar” për ta. Edhe në kohët moderne, pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria vuajti nga një diktaturë e ashpër, siç e dimë, dhe izolimi sjell prapambetje. Unë kam nënvizuar shumë herë se shqiptarët kanë të drejtën për zhvillim dhe progres si të tjerët. Ata kanë demonstruar – sa herë që kishin mundësi – aftësinë e tyre, vullnetin për punë të vështirë … shqiptarët e Kroacisë janë ndër komunitetet më të shquara në vendin tonë, në çdo fushë, në të gjitha sferat e jetës.

Kjo është arsyeja pse gjithmonë kam insistuar që Shqipëria, populli i saj, kultura dhe historia e tyre e lashtë meritojnë ndihmën për t’u integruar sa më shpejt në proceset evropiane, në të drejtën e tyre. Pra … në lidhje me pyetjen tuaj: Nuk ka mangësi këtë kohë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY