EMRI/Arrestohet i riu në Shkodër, ja lista e vjedhjeve të kryera

EMRI/Arrestohet i riu në Shkodër, ja lista e vjedhjeve të kryera

114
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 27 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje.

Burime nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”.

Çfarë kishte vjedhur i riu?

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe nje bageti të trashë (Lopë).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY