Defekt në avion, Merkel vonohet për në takimin e G-20

Defekt në avion, Merkel vonohet për në takimin e G-20

125
0
Shares

Kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi sërish me vonesë në  samitin e G20 në Argjentinë. Kjo pasi avioni i saj pati një defekt pas largimit nga Berlini.

Zyra e saj thotë se zonja Merkel dhe delegatët u ulën një vend të sigurt, por të paplanifikuar.  Ata bënë ulje të menjëhershme në Këln, pasi Airbus pati një problem teknik.

Aeroplani u kthye mbrapa ndërsa fluturonte mbi Holandën, thonë mediat gjermane. Merkel udhëtoi përmes Spanjës në Buenos Aires po këtë të premte.

Piloti  i njoftoi udhëtarët se  kishte vendosur të kthehej pas “mosfunksionimit të disa sistemeve elektronike”. Problemi qëndronte me sistemin e komunikimit të aeroplanit dhe ekuipazhi duhej të përdorte një telefon satelitor për të kontaktuar kontrollorët e trafikut ajror, shkruhet në faqen e Spiegel.

Një problem i shtuar për avionin ishte pista e aeroportit të Këlnit e cila nuk ishte e disponueshme, shtoi Spiegel.

Delegacioni gjerman u mbajt në aeroplan pas uljes, derisa erdhi një autobus që i transportoi  në një hotel në Bon.

Avioni i qeverisë Airbus A340-300 mban emrin e  Konrad Adenauer, emrin e Kancelarit të parë të Gjermanisë së pasluftës.

Për ministrin e financave Olaf Scholz, problemet teknike të Konrad Adenauer nuk janë asgjë e re. Në tetor ai ishte në një udhëtim në Indonezi, kur aeroplani shfaqi probleme me kabllo elektrike gjatë një takimi vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY