Meta: Debatet e mia me Monikën, shpesh janë të kota

Meta: Debatet e mia me Monikën, shpesh janë të kota

109
0
Shares

Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur edhe për raportet bashkëshortore me Monika Kryemadhin, duke sqaruar edhe pyetjet nëse ndikohet ose jo në vendimet e tij nga kryetarja e LSI-së.

I pyetur nëse debaton ndonjëherë me të për çështje të caktuara, Meta është përgjigjur ndër të tjera se : “Sigurisht që debatojmë, por nganjëherë debati është i kotë për arsye sepse secili ka mendjen e vet pavarësisht nga debati”.

Pjesë nga intervista:

 Po të kthehesh në darkë në shtëpi të ankohet gruaja gjithë ditën për mënyrën si qeveriset Shqipëria do ndikohesh vetvetiu. Burrat ndikohen nga gratë.

Meta: Së pari, gjëja që ka ndryshuar më shumë në jetën time si President është për arsye, sepse tani nga një kontakt dhe nga një takim i vazhdueshëm me Monikën për shkak të angazhime të mëparshme në të njëjtën forcë politike apo të dy në Parlament e kështu me radhë, tani janë dy axhenda krejtësisht të ndryshme. Aq sa ju ndoshta edhe nuk do ta besonit që kishim disa javë pa qenë bashkë për drekë apo për darkë, edhe falë ambasadorit të OSBE-së u takuam një ditë që hëngrëm darkë së bashku. Kështu që nuk është se jemi në një kontakt të vazhdueshëm përveç rasteve të ditëve të festave.

 Nuk po flasim për përditshmëri, por po flasim për momente të tensionuara, momente që janë delikate në politikë, ku angazhimi i LSI-së së bashku me PD-në është shumë i ndryshëm nga ai i PS-së dhe i Kryeministrit.

Meta: Kjo është një çështje e tyre.

Debatoni ndonjëherë për çështje për të cilat ju nuk jeni dakord me qëndrimin e saj?

Meta: Sigurisht që debatojmë, por nganjëherë debati është i kotë për arsye sepse secili ka mendjen e vet pavarësisht nga debati.

Dhe pas thuajse 25 vjetësh që jeni bashkë, akoma më shumë, nuk keni arritur që njëri t’i imponojë mendjen tjetrit dhe e kundërta?

Meta: Jo, ne e pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç është. Secili ka individualitetin e tij dhe jemi mësuar me këtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY