‘Die Press’ sulmon Edi Ramën: Shqipëria mes miqësisë me Erdogan dhe drogës

‘Die Press’ sulmon Edi Ramën: Shqipëria mes miqësisë me Erdogan dhe drogës

174
0
Shares

Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë  të konsiderueshme të GDP  nga droga; strongmani socialist i Tiranës Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian- shkruan Die Presse, gazeta vjeneze më me autoritet, e cila  del që nga mesi i shekullit të 19.

Në një koment të botuar  sot nga pena e KP Schwarz Die Presse analizon përkeqsimin e shtetit ligjor e problemeve me korrupsionin e kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit.

Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë  të konsiderueshme të GDP  nga trafiqet e paligjsh,e të narkotikëve; strongmani socialist i Tiranës Edi Rama është person  i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvleftësohet. Dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri Erdogani po fut nën kontroll parti muslimane, shoqata, fondacione e media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë Fondacioni Maarif bleu Universitetin New York

Në themelimin e Air Albania e në ndërtimin e aeroportit në Vlorë  përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive.

Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur  apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY