Nga Shqipëria dhe Kolumbia, zbardhet trafiku i madh i kokainës

Nga Shqipëria dhe Kolumbia, zbardhet trafiku i madh i kokainës

289
0
Shares

Arrestimi i tij i parë ka ndodhur në vitin 2008. Ismail Rebeshi, banues në Viterbo, u arrestua nga Drejtoria e Antidrogës në Romë për trafik ndërkombëtare droge.

Pasi u lirua, në Viterbo ai u përpoq të krijonte një jetë të pastër si pronar dhe menaxher i klubit të natës me emrin Shisha dhe një dyqan makina.

Por, nën mbulesën e këtyre bizneseve të ligjshme, ai vazhdonte të kishte një rol mbizotërues në trafikun e drogës në Italinë qendrore.

Sipas policisë së Carbonia, që kreu operacionin e koduar ‘Ichnos’, Ismail Rebeshi ishte një nga katër furnizuesit kryesorë të bandës Sardiniane të udhëhequr nga Sandro Arzu dhe Alessandro Ghisu.

Të katër, në bazë të hetimeve të policisë, kanë sjellë në Sardenjë ngarkesa të mëdha të kokainës, heroinës, hashashit dhe marihuanës në sajë të lidhjeve të forta me Camorran, ‘Ndragetën dhe organizatave kriminale shqiptare.

Së bashku me Ismail Rebeshi, në burg kanë përfunduar edhe Vincenzo Polito, 48 vjeç nga Roma, i lidhur me ‘Nranghetën’ ndërsa Massimo Leoni, nga Como 42 vjeç dhe Joseph Tinenzo, nga Napoli banor i vjetër i Gallarate, i afërt me Kamorran, është në arrest shtëpiak.

Një person i pestë, është arratisur jashtë Italisë.

Akuza për të gjithë është krijimi i organizatës kriminale për trafikun e drogave.

Hetimet, e cila zhvillohet gjatë disa muajve, kanë zbuluar ekzistencën e një organizate të që vepronte në Sardinia – Lazio – Lombardia.

Në mënyrë të veçantë, Ismail Rebeshi ishte i lidhur me trafikantëve ndërkombëtarë shqiptarë, dhe akuzohet se ka trafikuar në Sardenja nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018, 1.5 kg heroinë dhe 6 kilogramë kokainë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY