Daçiç “tallet” me Haradinajn: Editorialin ia shkroi dikush tjetër, nuk është i...

Daçiç “tallet” me Haradinajn: Editorialin ia shkroi dikush tjetër, nuk është i lapsit ai

117
0
Shares

Një editorial i kryeministrit kosovar në ‘Washington Post’, ku i drejtohen shumë kritika Serbisë, ka acaruar ministrin e Jashtëm të shtetit serb, Ivica Dacic.

Madje Dacic është lëshuar edhe në ofendime ndaj kryeministrit kosovar, duke thënë se ai nuk është njeri i lapsit, transmeton gazetametro.net.

RTS citon Dacic-in të ketë thënë se nuk beson se një editorial të tillë e ka shkruajtur vetë Haradinaj, duke e akuzuar më pas se po reagon ndaj Serbisë për t’u arsyetuar ‘që ka rënë në baltë’.

“Lapsi nuk është armë me të cilën shërbehet ai.  Ia ka shkruar dikush editorialin”, ka thënë ish-kryeministri serb, Dacic.

Ndërkohë, i pyetur rreth akuzave të Haradinajt se Serbia me përkrahjen e Rusisë ia ka ofruar Kosovës një opsion të marrëveshjes që nënkupton ndarjen, Dacic i është kthyer të shkuarës dhe i ka përmendur luftën Haradinajt.

“Ai udhëhoqi UÇK-në dhe vrau njerëz, është në liri për shkak të mungesës së dëshmitarëve të cilët në ndërkohë i ka vrarë. Tani shpikë arsye për ta arsyetuar situatën në të cilën gjendet e kjo është se kanë rënë në baltë të gjallë dhe sa më tepër që kalon koha, aq më tepër jep deklarata me ton të lartë”, ka shtuar Dacic.

Sidoqoftë, kryeministri Haradinaj dje në një editorial për gazetën prestigjioze amerikane kritikoi ashpër përkrahësit e idesë së korrigjimit të kufirit, me theks të veçantë presidentin Thaçi, e më pas edhe Serbinë si sponsorizues të kësaj marrëveshjeje që, sipas Haradinajt, do ta destabilizonte Ballkanin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY