Deputeti i PD mesazh Ramës: Hiq dorë nga presione me arrestime protestuesish,...

Deputeti i PD mesazh Ramës: Hiq dorë nga presione me arrestime protestuesish, por eja zgjidh problemin

87
0
Shares

Banorët e Astirit bllokuan edhe këtë të enjte rrugën tek Unaza e Re, për të 26 ditë me radhë.

Deputetë të opozitës, Klevis Balliu nga PD dhe deputetët e LSI-së Endrit Braimllari dhe Silva Caka ishin në mbështetje të tyre.

Në një prononcim për mediat, Balliu dënoi arrestimet e banorëve nga policia.

Balliu: Policia e Shtetit nën urdhërat e Edvin Kristaq Ramës, ka nxjerrë fletë arrestin për Kujtim Yllin, një burrë të moshuar reth 70 vjeç të cilët këta sot padrejtësisht e kanë lënë Kujtimin në qelitë e rajonit nr 2, për aq sa kemi informacion pasi edhe informacioni që kemi se për çfarë është shoqëruar Kujtimi Ylli nuk është na është dhënë edhe pse kemi shkuar në dy rajone të ndryshme. Edhe në rajonin nr 6 edhe në rajonin nr 2.

Sipas deputetit demokrat, arrestimet e banorëve bëhen për ti trembur dhe stepur ata që të protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre.

Balliu: Këto arrestime bëhen vetëm për një arsye, për të trembur qytetarët e Unazës së Re, për ti bërë bërë presion atyre dhe familjarëve të tyre që ata të mos dalin të protestojnë për shtëpitë e tyre. Nuk ia kanë arritur dhe nuk do t’ia arrijnë, sepse për çdo banor të kësaj Unaze që ata do të arresojnë, 1 mijë të tjerë do të shtohen. Arrestimi ka ardhur si pasojë e rrëzimit të disa hekurave të një biznesmeni Salillari.

Të shembësh hekurat e Salillarit qenka krim i madh, por të vrasësh, të presësh, e të merresh me drogë nuk qenka aq problem sepse kemi me qindra vrasës që enden të lirë, kemi me qindra narkotrafikantë ende të lirë dhe disa prej tyre janë bërë edhe deputetë në Parlamentin Shqiptar. Ndërkohë që të protestosh për pronën tënde që e ke ndërtuar me djersë, me gjak, në rrugë të ligjshme, pasi ke paguar taksat e shtetit, futesh në burg.

Ai garantoi se PD dhe LSI do të vazhdojnë të jenë në krah të banorëve të Astirit.

Balliu: Edi Rama dhe gjithë kuptola kriminale e ashtuquajtur Rilindje ta harrojë që do ti bëjë presion qytetarëve. Këtu me vete kam zonjën Njuna, nusen e djalit të Kujtimit dhe vëllain e tij, z Aziz Ylli, dhe bashkë me këta jam këtu për tu garantuar atyre dhe çdo protestuesi këtu që Partia Demokratike e ka mbështetur bashkë me LSI këtë protestë, do të vazhdojë ta mbështesë këtë protestë deri në ditën e fundit.

Një mesazh pati dhe për kryeministrin Edi Rama.

Balliu: Dhe një mesazh për Edi Ramën nga banorët e Unazës së Re që me këto lëvizje amatoreske nuk bën dot presion, por hajde këtu dhe zgjidhi problemin këtyre qytetarëve sepse këtu nuk vendos as ti, as Erion Veliaj. Koha e bandave ka mbaruar dhe ka ardhur koha e qytetarëve. Hapi veshët dhe dëgjo qytetarët se ndryshe do të pijë e zeza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY