SAMI NEZA/…Zgjidhja është ajo e Bashës

SAMI NEZA/…Zgjidhja është ajo e Bashës

108
0
Shares

Lulzim Basha tha sot pa shumë modesti se atë që cadra ka bërë për 76 ditë nuk ia ka dalë as grupi parlamentar i opozitës në Parlament për rreth 4 vjet. Indirekt, në kushtet kur ka pak analizë rreth protestës dhe efekteve të saj Basha është i detyruar ta bëjë vetë këtë analizë. Jo se nuk flitet për cadrën. Në fakt flitet shumë. Por se në diskurin e këtyre ditëve rrallëherë konstatohet ndryshimi që ka sjellë cadra në perceptimin për zgjedhjet, reformimin e politikës , oksidimin Edi Ramës dhe kalimin e dialogut nga mjetet tek parimet.

Lulzim Basha sot ka një bilanc të ngjeshur përmes një proteste në shumicën e kohës modeste por ta pandalshme.

Së pari ka dobësuar Edi Ramën deri në atë pikë sa e ka nisur drejt rënies. Qeveria e tij nuk ka më shkelqimin e para pak muajve. As kurimi i përditshëm dhe me kosto të madhe nuk ia fsheh dot zbehjen deri në frymën e fundit. Edi Rama nuk është më arroganti që can përpara, por arroganti që tërhiqet pas. Pas deklaratës për Kavajës grafiku i tij ka nisur rënien. Ai nuk do të ndalet në tërheqje. Nuk është cilësi e qeverisë së Ramës kjo rënie, është një rregull prej të cilit nuk përjashtohet as Rama. Askush më parë nuk është përjashtuar prej tij. Një gjë është më se e sigurtë. Ai nuk mund të bëjë më zgjedhje pa opozitën. Por ky është kufizim i vogël. Ai nuk mund të qeverisë me këtë opozitë përballë. Mund të vonojë në rënien e tij por është i sigurtë drejt saj. Rama ka nisë të mbyllë ciklin e tij 20 vjecar.

Së dyti ka ringjallur PD qoftë përmes strukturave të vjetra, qoftë përmes atyre të reja. Duke e mbledhur në cadër ditë për ditë, skuadër pas skuadre ai ka injektuar tek të gjithë mbështetësit e të djathtës shpresën për pushtet. Ai e zotëron 6 ditë cadrën dhe vetëm një ditë ia ka lënë në dispozicion “republikës së vjetër” të partisë së tij, duke akumuluar shumë vëmendje dhe mbështetje tek vetja, duke shtuar përgjegjësinë tek kryetari i partisë por ndërkohë duke ngjizur profilin e politikanit të linjës së parë fillimisht tek mbështetësit e tij dhe më pas në sytë e shqiptarëve. Sot PD ka mjaftueshëm entusiazëm që të përforcojë strukturat e saj. Njerëzit që kanë qëndruar në cadër janë furnizuar ndërkohë edhe me oksigjenin e nevojshëm për të ringjallur qelizat e lodhura prej pushtetit 8 vjecar të PD-së dhe të mpira nga bashkjetesa me ato të LSI në vitin 2011. Basha ndërkohë zotëron strukturat dhe partinë duke qenë në gjendje të përballojë edhe testet që i vijnë nga figurat e njohura të partisë së tij. Sot ai ka më shumë peshë në PD, ka më shumë përkrahës dhe ndikimi brenda bazës së partisë por qarkullon edhe tek pjesa tjetër e qytetit.

Së treti ka njohur dhe bindur të gjithë shqiptarët për Fermën e Kanabisit. Ka njohur dhe ka bindur edhe të gjithë ndërkombëtarët për krimin që u konsumua dy vite rresht nën qeverisjen e Edi Ramës pa iu prekur një qime floku secilit prej atyre që u përfshinë në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit. Ia ka dalë të përballojë analizat e shumë diplomatëve në Tiranë që nuk përmendin krimin më të madh shtetëror në 25 vitet e fundit, përmes artikulimeve në cadër dhe më pas axhendës së ngjeshur ndërkombëtare.

Së katërti, ka shkarkuar 4 ministra dhe nëse do të pranonte edhe propozimin Mc Allister bëheshin 8 ministra apo më shumë se gjysmën e qeverisë, në ministritë kryesore. Manekinët e ministrave që u dogjën në protestës u dogjën edhe në dekretet e shkarkimit vetëm pak javë më pas. Detyroi qeverinë të ndalej në vendimin e saj për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën në Kavajë, që është edhe arritja më e madhe.

Sot një ditë pas rënies së Kavajës nuk jemi në gjendje të themi se cfarë do ndodhë nesër. Basha na ka futur edhe në një zonë surprizash, vështirë të parashikueshme.

Duke hequr qafe rregulla që kërkojnë kërkesa proporcionale të tilla si në dialog lëshohet , po e bën rregull të ri për politikën shqiptare që e mesmja nuk është zgjidhja.

Po atëherë cila është.

Nëse Basha ia del deri në fund, kurdoqoftë atëherë zgjidhja është ajo e Bashës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY