Zbulohet harta me mbishkrimin e veçantë, Ballkani quhej ”Scandrebeco”

Zbulohet harta me mbishkrimin e veçantë, Ballkani quhej ”Scandrebeco”

200
0
Shares

Harta e rrallë e Skënderbeut e vitit 1455 e siguruar nga Sigal Uniqa vjen në Shqipëri nga biblioteka e Romës. Në këtë hartë të vitit 1455, bëhet fjalë për një toponim në zemër të Ballkanit jugor ku në qendër të kësaj hapësire midis detit Adriatik dhe detit Egje ndodhet toponimi Scandrebeco.

Pasi u zhduk për 2 shekuj “Carta Nautica Uno” e realizuar nga Bartolomeo Pareto mbart një rëndësi të veçantë historike sepse vizualizon elemente dekorative, shënjon vende me interes të posaçëm si dhe rrëfen një bashkëkohësi ngjarjesh historike.

Po pse paraqet rëndësi zbulimi i kësaj harte në këtë kohë?

Skënderbeu paraqitet si një hero europian këtu. Sikurse ai ka qenë një hero europian i rëndësishëm. Dhe kjo hartë fashit në mënyrë definitive përpjekjet për të thënë që Skënderbeu u bë mit pas vdekjes së tij. I gjithë enfatizimi i kësaj figure bërë pas vdekjes ishte shumë më e vogël nga çka ai përfaqësonte në të gjallë të tij”, shprehet Artan Shkreli, arkitekt, studiues i hartografisë së mesjetës.

Harta me mbishkrimin “Scandrebeco” do të ekspozohet për publikun deri më 15 dhjetor 2018 në ambjentet e Kryeministrisë, COD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY