FOTO/Zhupa publikon dy vendimet e qeverisë Rama: Ndryshime në ligj për të...

FOTO/Zhupa publikon dy vendimet e qeverisë Rama: Ndryshime në ligj për të favorizuar oligarkët

96
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka bërë publike dy ndryshimet e VKM për koncesione të cilat sipas saj favorizojnë oligarkët.

Duke iu referuar vendimeve, Zhupa thotë se kompanitë tashmë do të vendosin vetë dhe pa transparencë për interesin e një vepre publike se si duhet të ideohet , pa pasur një dëgjesë pulike apo kontroll paraprak nga autoriteti kontraktor publik.

DENONCIMI I PLOTË

Manorva e Ramës me ndryshimin e VKM për koncensicionet (PPP) për të favorizuar oligarkët kliente me oferta te pakërkuara.

Qeveria Rama me VKM nr. 696 datë 21.11.2018 ka vendosur të ndryshoj vendimi e mëparshëm nr. 634 date 1.10.2014 “PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË PUNËVE PUBLIKE DHE SHËRBIMEVE “.

Përkatësisht në Nenin 14 te VKM nr. 634 date 1.10.2014 hiqet definicioni i fjales “projekt” dhe vendoset definicioni fjalës “propozim i pa kërkuar” duke ju mundësuar keshtu pozitë favorizuese kompanive ofertuese te paraqesin ne menyre unifikuese idene e tyre te realizuar privatisht nje veper publike .

Pra kompanitë tashmë do të vendosin vetë dhe pa transparencë për interesin e një vepre publike se si duhet të ideohet , pa pasur një dëgjesë pulike apo kontroll paraprak nga autoriteti kontraktor publik.

Ndryshime ka pësuar edhe Neni 15 i VKM që lidhet me bonusin e kompanive që marrin nga institucionet publike kontraktore gjate procesit te përgatitjes dhe propozimve qe ofrojnë për punët publike . Shuma e vlerës se rimbursuar nga 2% që ishte , qeveria e ka 5-fishuar duke e rritur ne 10% te vleres se perllogaritur qe ju jepet nga qeveria kompanive te cilat propozojne oferta te pa kerkuara.

Pra me këto dy ndryshime qeveria Rama, ju shërben më shumë interesit privat të kompanive të privilegjuara sesa interesit publik të qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY