Shkaqet e aksidentit tragjik në Maliq, flet shoku i 24-vjeçarit: Nuk e...

Shkaqet e aksidentit tragjik në Maliq, flet shoku i 24-vjeçarit: Nuk e ndihmoja dot, ishte shumë thellë

616
0
Shares

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq, në orët e para të mëngjesit ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit.

Një 24 vjeçar mbeti i vdekur pasi automjeti i tij ra në lum në Maliq.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit ose përgjumja e 24-vjeçarit në momentet e qarkullimit në urë.

NGJARJA

Makina që ai drejtonte, dhe ku udhëtonte i vetëm, ra nga lartësia e urës në thellësinë e lumit të Devollit, duke humbur jetën.

I riu Gjergji Elmazi, udhëtonte rreth orës 03:45 të mëngjesit me një automjet Benz me targë AA 527 VK kur në fshatin Qesarat të Maliqit, ka bërë një parakalim të gabuar në hyrje të urës.

Makina ka goditur parmakët e urës dhe ka përfunduar duke rënë në lumë. E gjithë skena ndodhi vetëm pak metra larg banesës ku ai jetonte, në një lagje periferike të Maliqit.

 Afro 5 orë pas këtij aksidenti, ndërhyrja e polumbarëve te ardhur nga kryeqyteti dhe mjeteve të rënda bëri të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 24-vjeçarit dhe makinës nga lumi.

HETIMET

Nga hetimet mësohet se i riu nga Maliqi ka festuar deri pas mesnate së bashku me një shokun e tij në një lokal në Korçë.  Por grupi hetimor ka marrë kampionet e gjakut për të mësuar nëse 24-vjeçari kishte përdorur pije alkoolike që çuan në aksidentin fatal. Ata kanë qenë duke udhëtuar secili me autoveturën e vet kur 24-vjeçari në tentativë për të parakaluar, pati devijim të automjetit nga rruga.

Ai u rrëzua nga një lartësi prej disa metrash në lumë. Mjeti ka dalë mjaft i dëmtuar, dhe kjo ngre dyshimin se përplasja e fortë dhe më pas asfiksia në ujë kanë sjellë vdekjen e të riut nga Maliqi.

Shoku që udhëtonte në makinë tjetëre ka rrëfyer se pa momentin kur makina e të riut doli nga rruga. Ai thotë ka tentuar t’i japë ndihmën e parë shokut të tij, por ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së lumit.

“Kalova dhe e pashë që ra makina. Doja të hyja edhe vetë por ishte shumë thellë. Makinës i dalloheshin vetëm dritat”, tha shoku i Elmazit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY