Mogherini kërkon sërish heqjen e tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe

Mogherini kërkon sërish heqjen e tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe

95
0
Shares

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, kërkoi sërish të mërkurën heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Ajo bisedoi të mërkruën në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar “zhvillimet e fundit në sfondin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në një komunikatë të zyrës së zonjës Mogherini, ajo citohet të ketë thënë se “vendimi i qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina në 100 për qind vetëm sa e komplikon më tej situatën dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje për problemet e njerëzve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Kjo është një masë që nuk ndihmon ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës pohon se tarifat duhet të mbeten në fuqi dhe ato janë vendosur si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por edhe veprimeve tjera që pengojnë shtetësinë e saj.

Beogradi dhe serbët e Kosovës, reaguan me zemërim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Beogradi tha se do të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me heqjen e kësaj tarife, ndërsa përfaqësuesit e pushtetit komunal në veriun e banuar me shumicë serbe dhanë dorëheqje dhe shkëputën cdo komunikim me Prishtinën.

Edhe Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Prishtina heqjen e tarifave./VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY