Divorc pas 14 vitesh, gruaja: Ish-bashkëshorti nuk më lejon të takoj djalin

Divorc pas 14 vitesh, gruaja: Ish-bashkëshorti nuk më lejon të takoj djalin

111
0
Shares

Divorci dhe pasojat e tij shpesh herë nuk kanë të sosur.

Historia e 36-vjeçares nga Korça e rrëfyer në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ të Evis Ahmetit në News24 ngjan me një odise gjyqesh që ende s’ka marrë fund.  Ajo u martua e re në moshën 17 vjeçare. Bashkimi në martesë u bë nëpërmjet mblesërisë. Nga kjo lidhje lindën dy fëmijë, por edhe ardhja e tyre në jetë nuk e mbajti dot të lidhur çiftin. Pas 14 vitesh martesë, në 2017 ndodhi divorci.

Fillimisht gjykata vendosi që fëmijët të ishin në ngarkim të nënës, por ish bashkëshorti nuk e pranoi këtë vendim, ai mori djalin dhe hapi sërish gjyq. Në shkelje totale me ligjin nëna nuk kujdesej dot për të birin edhe pse gjykata fillimisht i dha asaj kujdestarinë. Pas shumë peripecish po kjo gjykatë ja hoqi të drejtën e kujdestarisë nënës dhe ja dha ish bashkëshortit. Fëmijët u ndanë vajza 14-vjece me të ëmën dhe djali 11 vjeç më babain. Aktualisht sërish nëna kërkon të drejtën e saj pasi ish bashkëshorti refuzon takimet që ajo ka me të birin, raporton BalkanWeb.

Gruaja tregon se ish bashkëshorti jetonte në Greqi dhe ishte i ftohtë, ndërsa ish bashkëshorti në një lidhje telefonike shprehet se nuk është e vërtetë që ai nuk e lejon të takojë djalin dhe ata janë divorcuar pasi ish bashkëshortja e tij donte të jetonte në qytet dhe jo në fshat.

Gruaja:

Ai jetonte në Greqi dhe unë me vjehrrën dhe vjehrrën në fshat. Nuk flisnin mirë për mua. Kemi qëndruar 14 vite të martuar. Ai ka jetuar në Greqi dhe vinte rrallë. Punonim punë fshati në Korçë. Ai sillte para, por ato i merrte nëna e tij. Lumturia ime më e madhe në këto 14 vite kanë pasur vetëm lindjen e dy fëmijëve. Na ndau largësia. Edhe kur vinte këtu rrinte shumë larg. Nuk më merrte njëherë për kafe. Kur unë kisha kërkesa ndaj burrit tim, ai thoshte është mamaja dhe merru vesh me të.

Ka qenë një marrëdhënie e ftohtë. Për 6 vite ishim të ndarë në dhoma. I pari drejt gjykatës për divorc shkoi ish bashkëshorti. Ai më thoshte ik nga shtëpia. Justifikimi i tij ishte se unë isha xheloze dhe nuk i respektoja prindërit, por kjo nuk është e vërtetë. I kam gjetur një letër dashurie dhe një fotografi të një vajze kur erdhi nga Greqia dhe këtë nuk durova më dhe u ndamë. Ai nuk më lejon të takoj djalin tim.

Ish bashkëshorti:

Zonja donte të ikte në qytet dhe nuk donte të jetonte në fshat. Zonja ka fjetur me mua dhe nuk ka qenë në dhoma të veçanta siç pretendon.  Unë kam kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve. Unë nuk e pengoj të takojë djalin se është 11 vjeç sot. Zonja është munduar me çdo gjë të më fusë në burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY