Propozimi i Ridvan Bodes në Këshillin e Bankës, reagon Astrit Patozi

Propozimi i Ridvan Bodes në Këshillin e Bankës, reagon Astrit Patozi

367
0
Shares

Në lidhje me propozimin e qeverisë për Ridvan Boden si anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë reagoi sot edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Sipas tij vetëm në Shqipëri ndodh që pasi të vrasin me gjakftohtësi, të të kërkojnë llogari se përse nuk u kërkon leje ekzekutorëve se si ta organizosh funeralin.

“Në qoftë se vendimi i Ridvan Bodes për t’u larguar nga politika dhe për të parë hallet e veta paska një problem moral, unë nuk di se çfarë emri mund të gjendet për pazarin e pistë të Lulzim Bashës me Edi Ramën më 18 maj.

Sepse për të gjitha mund të kërkohej një argument, por për marrjen prej tij të atyre drejtorive me lekë, të cilat nuk i lëshonte edhe pasi i humbi si derri zgjedhjet, nuk kam dëgjuar ende dikë që të ketë nxjerrë ndonjë justifikim. Mbase do të dalë nesër, ku i dihet…

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë akoma që, edhe pasi të vrasin me gjakftohtësi, të të kërkojnë llogari se përse nuk u kërkon leje ekzekutorëve se si ta organizosh funeralin”, shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY