Vrasja në bllok, në kërkim edhe burri i prezantueses së njohur shqiptare

Vrasja në bllok, në kërkim edhe burri i prezantueses së njohur shqiptare

468
0
Shares

Një tjetër person shpallet ën kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në Bllok me një të vrarë dhe dy të plagosur. Ai është Eldi Dizdari i dyshuar si personi kyç në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato.

Ngjarja e rëndë e 4 Tetorit, me 1 të vrarë e 2 të plagosur, në zonën e Bllokut duket se nuk ishte një sherr banal për këngëtaren e njohur Elvana Gjata siç u shit në fillim në media nga “burimet policore”.

Hetimet gradualisht po nxjerrin në dritë se sherri ka qenë për pazaret e drogës.

Sot mësohet se në kërkim është shpallur personi me emrin e ndryshuar Eldi Dizdari (emri i vertete Denis Matoshi).

Matoshi alias Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, edhe ky tropojan. Arbër Cekaj është pronari i Arbi Garden që u arrestua në Gjermani, pasi për llogari të tij erdhi kontenieri me 600 kg kokainë. (Sasia e madhe e drogës u kap në Shkurt të këtij viti në portin e Durrësit).

Sipas burimeve policore, Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën, partnerin e këngëtares Elvana Gjata, për shkak të mosmarrëveshjeve për një ngarkesë të madhe kokaine. Sipas informacioneve që i kanë ardhur prokurorisë nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe për sqarimin e tyre ka hyrë në lojë Ervis Martinaj, që mbeti i plagosur në lokalin “Monopol” në përplasjen e 4 Tetorit.

Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë në zonën e Bllokut.

Sakaq, Eldi Dizdari është bashkëshorti i vajzës së njohur të ekranit, Suada Sherifi e kurorëzuar miss Shqipëria disa vite më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY